PD publikon videon: Meta u shfaq sot si bashkë-organizator i dhunës, jepte direktiva për sulmin nga banda e Berishës (VIDEO)

by admin
Spread the love

Partia Demokratike ka publikuar një video nga konferenca e sotme e presidentit Ilir Meta, të cilin e quan organizator të sulmit që sipas tyre bëri ish-kryeministri Sali Berisha në protestën e 8 janarit.

Në një postim në Facebook, PD thekson se Berisha dhe Meta donin ta shkatërronin PD-në për hallin e tyre, por nuk ia dolën dot.

“Ilir Meta u shfaq sot si bashkëorganizator i dhunës ndaj PD. Ai merrte informacion dhe jepte direktiva për sulmin nga banda e Berishës. Berisha dhe Meta donin ta shkatërronin PD-në për hallin e tyre, por nuk ja dolën”, shkruan PD krahas videos që shpërndan në Facebook.

Në një deklaratë për mediet presidenti Ilir Meta akuzoi Lulzim Bashën dhe mbështetësit e tij se vetëm shkarkojnë dhe përjashtojnë, ndryshe nga Komisioni i Rithemelimit që kërkon negociata.

Video:

You may also like