PD kërkon heqje të mandatit të Olta Xhaçkës, Këshilli i Mandateve bën lëvizjen urgjente

by admin
Spread the love

Këshilli i Mandateve dhe rregullores është mbledhur sot, për të shqyrtuar kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Ministrja e jashtme, akuzohet se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik. Sipas Partisë Demokratike, Xhaçka është në konflikt interesi sa i takon një vendimi të Këshillit të Ministrave.

Opozita pretendon se bashkëshorti i saj qëndron pas një kompanie që do të ndërtojë resort turistik në bregdetin e Himarës në cilësinë e investitorit strategjik.

Përfshirjen në politikë, Olta Xhaçka e nisi në vitin 2009 si deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Korçës. Në mars të 2017-ës, asaj iu besua drejtimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, post të cilin e mbajti vetëm 5 muaj.Po në të njëjtin vit mori drejtimin e një tjetër ministrie, atë të Mbrojtjes duke zëvendësuar Mimi Kodhelin.

You may also like