Kryesore
>> KËTU
Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla i ka quajtur gënjeshtra deklaratat e sotme të përfaqësuesve të Partisë Demokratike, të cilët thanë se mazhoranca po bën pazare me Reformën Territoriale.
Në një deklaratë për mediat, Balla u shpreh se kjo është një gënjeshtër e opozitës dhe se puna do të shihet në fund të shtatorit.
“Gënjeshtër. Kanë dalë ca aty që haber nuk kanë, nuk është e vërtetë as numri as gjë. Unë po them që Komisioni ka një kalendar pune dhe një afat në fund të shtatorit do të jemi këtu dhe do flasim. Ajo që keni dëgjuar sot është një gënjeshtër. Kjo është si puna e atyre mëkatarëve që mëkatet i shohin te kundërshtari. Nuk merrem me non-gratat. Komisioni është ngritur si nevojë për të vlerësuar ecurinë e deritanishme të Reformës së vitit 2014. Unë mendoj që ndarja aktuale është e mirë dhe duhet të presim ende të bëjmë një ndarje të re”-tha Balla./Opinion.al