“Patëm një debat me Mbappe”, mesfushori i Argjentinës zbulon prapaskenat e finales së Botërorit

by admin
Spread the love

Argjentinë-Francë ishte një nga finalet më të bukura në historinë e Botërorëve teksa në Katar ata që triumfuan pas goditjes së penalltive ishin amerikano-latinët.

Tensioni në fushë ishte i pranishëm dhe atij nuk i shpëtoi as Lionel Messi me Kylian Mbappe, që luajnë së bashku te PSG. Së fundmi, në lidhje me finalen e Katarit është rikthyer të flasë Enzo Fernandez. Mesfushori që tashmë është pjesë e Chelsea-t zbuloi se ai dhe Messi patën një debat në fushë, por që u mbyll shpejt.

“E vërteta është se bëmë llafe në fushë. Mua nuk më pëlqen të flasë shumë për ato që ndodhin në fushë, i thamë disa fjalë njëri-tjetrit, por gjithçka mbeti aty në fushë. Mbappe është një lojtar i madh, për mua është një shembull për të gjithë. Ai është një lojtar që po ecën shumë mirë dhe të mendosh sa shumë rrugë ka përpara dhe sa mund të japë.

Messi? Sa herë flas për të më kapin drithërimat. Është një nga idhujt e mi. I jam mirënjohës për personin që është dhe mënyrën si sillet me mua dhe të gjithë. Nuk kam fjalë për ta falenderuar për gjithçka bëri për ne në Botëror”, u shpreh Fernandez.


Top Channel

You may also like