Pasuesi i Challandes, FFK takim tjetër me ish-trajnerin e Fenerbahce

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kosova ende nuk e ka gjetur trajnerin e ri, pas shkarkimit të zviceranit Beranrd Challandes. Në zyrat e FFK emrat e propozuar kanë qenë disa dhe tani ka një emër me të cilin mund të arrihet marrëveshja.

Ersun Yanal, ish-trajner i Fenerbahce, Trabzonspor dhe Turqisë në periudhën prill 2004-qershor 2005, muajin e shkuar pati një takim pozitiv me drejtuesit e FFK.

“Fanatik” në Turqi shkruan se FFK me Yanal do të ketë një tjetër takim, për të biseduar për terma më të detajuara në lidhje me kontratën.

Nëse gjendet gjuha e përbashkët, pritet që brenda këtij muaji të vijë firma dhe Kosova të zgjidhë përfundimisht çështjen e trajnerit.

Si kandidat për Kosovën është lakuar më parë edhe Sergen Yalcin, i cili ka drejtuar më parë gjigantin turk, Besiktas. / oversport.tv

You may also like