Pastroji të gjitha, bëji xham

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Duket se hyrja e banorëve të rinj në shtëpinë e Big Brother ka sjellë edhe debatet e vjetra me konkurrentët e tjerë. Mes Luizit dhe Qetsorit diskutimet kanë nisur që në ditën e parë të hyrjes së ish-fituesit të Big Brother 2.

E sakaq, ditën e sotme, teksa Luizi po pastronte në kuzhinë, Qetsori i tha të bëjë ndonjë punë se është në nominim. E sigurisht që këngëtari nuk ia kurseu përgjigjen dhe me ironi shprehet: “Jam i rrezikuar, më dridhen duart”.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Duken sikur më hanë kur lënë pa larë

Qetsori: Ja dhe pak, do të çohet ndonjëri nga këta që janë në nominim, se harrova se je dhe ti në nominim. Pastroi të gjitha, bëji xham

Luizi: Këtë herë ngaqë jam shumë i rrezikuar, janë duke mu dridhur duart, kam frikë se mos i thyej

Qetsori: Po nuk bëre të pamundurën, ike në Tiranë

Luizi: Këtë herë kam frikë se nuk e përballoj

You may also like