Pasi u hidhërua me Donaldin dhe ia kërkoi arushin produksionit, Semi bashkohet me ‘Gin’in

by admin
Spread the love

Pasi Donaldi krijoi lidhje dashurore me Beatrixën, raporti i tij me Semi Jaupajn ndryshoi, duke qenë se kjo e fundit është shoqja e ngushtë e Borës, ish -e dashura e aktorit Veshaj.

Gjatë kohës sa ishte banore në BB VIP, Semi kishte me vete një arush, të cilin ia la Donaldit brenda kur u eliminua nga shtëpia e famshme, shkruan “Kosovarja”.

Por, pasi ajo vendosi t’i jap fund shoqëris me të ajo kërkoi nga produksioni që arushi t’i dorëzohet asaj.

Kështu si duket tani arushi ka arritur në duar e pronares.

Këngëtarja ka postuar një imazh në InstaStory me Ginin (emri arushit) ku ka bërë të ditur se produksioni ia ka rikthyer atë.

“Shpirti plot”, ka shkruar Semi në mbishkrimin e fotografisë.

Kujtojmë se Semi u largua edhe nga studio e Big Brother gjatë njërit prej spektakleve pasi asaj iu mohua e drejta të fliste me banorët në shtëpi, saktësisht Donaldin për t’ia kërkuar po arushin e saj që t’ia kthente.

 


You may also like