Pasi të përfundojnë hetimet do të publikohet lista e zezë – Shqip

by admin
Spread the love

AMBASADORJA AMERIKANE: KA DISA LLOJE TË LISTAVE TË ZEZA AMERIKANE

“Nuk kam një afat kohor, sepse Uashingtoni do t’i publikojë kur të përfundojnë hetimet dhe konkluzionet. Ne punojmë ngushtë së bashku në zhvillimin e rastit. Pritshmëritë e mia janë që në muajt në vijim të shohim disa emra, por nuk e di se cili është afati i saktë kohor. Më pyesin për listën, por po e përsëris, ajo nuk është vetëm një listë, por është edhe një mundësi që qytetarët të jenë më pak të fokusuar në një listë, por më shumë të fokusohen në llojet e aktiviteteve dhe veprimeve për shkakun e të cilave dikush është vendosur në listë. Mendoj se kjo është një mundësi që gjyqësori seriozisht të vështrojë veten, qofshi gjyqtar, prokuror apo cilido qoftë roli juaj, dhe të pyesë “a po e bëj punën time me integritet” – deklaroi Angela Ageler. /KlanMacedonia/

You may also like