Pasi mbush 40 vjeç, truri i njeriut nis të përjetojë një “ristrukturim të madh”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Truri i njeriut pëson ndryshime të rëndësishme strukturore, funksionale dhe metabolike me kalimin e moshës, me ndryshime të lidhura në njohje dhe sjellje. Një përmbledhje sistematike studimesh është botuar kohët e fundit në revistën Psychophysiology”.

Studiues nga Australia shqyrtuan 144 studime dhe përmblodhën njohuritë e deritanishme mbi atë se si lidhja e trurit të njeriut ndryshon gjatë jetës sonë. Ata zbuluan se pas moshës 40 vjeç, truri fillon ti nënshtrohet një rilidhjeje që rezulton në rrjete të ndryshme, duke qenë më tëintegruara dhe më të ndërlidhura midis tyre.

Ata sugjerojnë se kjo sjell një mënyrë të menduarit më pak fleksibël, një frenim më të ulët të reagimit, dhe një reduktim të arsyetimit verbal dhe numerik. Ndërsa kjo mund të jetë bindëse, vlen të përmendet se këto lloj studimesh bazohen në rezultatet nga një teknikë imazherike e quajtur MRI-ja funksionale.

Ajo i jep mundësinë neuroshkencëtarëve të vëzhgojnë pjesët e trurit të subjekteve që ‘aktivizohen’ në përgjigje të stimujve ose kur thjesht janë në pushim. Gjithsesi, nuk mund të jemi vërtet të sigurt nëse këto janë përgjegjëse për ndryshimet në aftësitë njohëse që shohim në kë periudhë të jetës.

Mund të ketë një lidhje, por ajo është e vështirë të vërtetohet. Duke parë të dhënat nga studimi, ristrukturimi” që ndodh është shumë gradual, pra jo një ndryshim dramatik në çdo dekadë siç mund të sugjerohet. Pra ndoshta nuk ka një ristrukturim të madh”, dhe ne nuk e dimë me saktësi se si kjo përkthehet tek aftësitë njohëse. Gjithsesi edhe ky rishikim nënvizon se me plakjen e njeriut në trurin e tij ndodhin ndryshime të rëndësishme. / ScienceFocus – Bota.al

You may also like