Pasi kritikoi Bora Zemanin, moderatori shqiptar ka dy fjalë edhe për Semin – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kënga më e re e publikuar nga Semi Jaupaj është në bashkëpunim me artistin kosovar, Ron Zaiti me titull “All your lovin”. Kjo këngë u dëgjua së fundmi edhe në emisionin “Ditë e re”, ku moderatori, Arjon Muça pati një kritikë për këngë e Semit teksa e dëgjonte.

“Ritëm i bukur, por nuk kuptova asnjë fjalë”, tha prezantuesi.

Menjëherë bashkë prezantuesja Arjola Shehu tha: “Nuk kuptove por kënga i ka falur shumë të ardhura Semit sepse ka bërë namin me klikime.”

Kujtojmë që më herët Arjoni, në një intervistë për “E diell”, bëri një koment dhe një kritikë për Bora Zemanin.

Arjoni tha se Bora Zemani punon goxha por ama ajo nuk të përshëndet në momentin kur futet në studio.

“Bora është punëtore, tipar i keq është që nuk të përshëndet kur futet në studio jo gjithmonë e ka vëmendjen, në disa raste më ka ndodhur edhe mua drejtpërdrejtë, por nuk e ka pasur fokusin…kur më ka parë më ka përshëndetur”, tha ai për Borën.

Nga ana tjetër, fama e Semit është rritur jashtë mase shumë që pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”. Jo vetëm kaq por raporti i saj me Ron është komentuar jashtë mase.

Shumë ndjekës kanë vënë re afrimitetin e tyre dhe mendojnë se dyshja mund të jenë në një romancë.

You may also like