Pas Trixës edhe Egzona rrëfen për negativitetin në rrjet

by admin
Spread the love

Moderatorja Egzona Rafuna, që u përfol shunë si një banoret e “Big Brother VIP”, ka dhënë një intervistë të rrallë për emisionin “Pikë” në Albanian Post, ku ka folur për jetën e saj pas daljes nga formati.

Ndër të tjera ajo tregoi pse është larguar nga rrjetet sociale dhe intervistat.

“Unë pas përfundimit të eksperiencës në ‘Big Brother’ kam zgjedhur të jem larg intervistave, larg paraqitjeve të mia publike. Edhe kam pasur një pushim nga emisioni im. Kam dashur të shkëputem pak prej atyre fjalëve, nga gjithë ajo energji negative që është nga komentuesit që nuk kanë çfarë të bëjnë. Nuk kam mundur ta kuptoj maninë e njerëzve për të të bërë keq. Unë nga fillimi kam thënë që nuk jam person që dua të imponohem, e rëndësishme për mua ka qenë shoqëria dhe njerëzit që më rrethojnë me besu që unë jam siç jam unë. Dhe jo çfarë është folur në rrjetet sociale. Jam shumë e qetë tani me gjithçka”, u shpreh Egzona.

Më tej ajo shtoi gjithashtu se ështē e bindur se ata që kanë hedhur baltë mbi emrin e saj do “t’i bien pishmanit”.

“Nuk jam tip që i kthehem në të njejtën mënyrë që të shaj dikë që më shan. Jam tip i durueshëm. Unë kam zgjedhur që njerëzit ta kuptojnë vetë që kanë gabuar. Ata që kanë ndikuar dhe kanë hedhur baltë mbi emrin tim do t’i bien pishmanit”, tha Egzona. /revistawho.com

You may also like