Pas Tiranës, Maluma koncert në shtetin fqinj dhe e ftuara e tij speciale është këngëtarja e famshme shqiptare

by admin
Spread the love

Maluma është një ndër këngëtarët më të famshëm në botë që mund të themi pa frikë ka rrëmbyer zemrat e shumë vajzave. Ai ka bërë namin në playlistat muzikore latine dhe botërore duke gjeneruar shumë klikime në YouTube e gjithashtu duke fituar shumë çmime ndërkombëtare.

Këngëtari me famë botërore, Maluma pritet të performoj në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Maluma perfromon me 14 mars në kuadër të turneut të tij botëror, ndërsa do të ketë edhe të ftuar specialë në këtë mbrëmje.

Këtë të enjte u përhap lajmi me shpejtësi se cilët do të jenë artistët shqiptarë që do këndojnë në koncertin e Maluma-s dhe një nga emrat ishte krijuesja e hit-it “Sekret”, Ronela Hajati, e cila konfirmoi pjesëmarrjen.

Mirëpo pas Shqipërisë, Maluma do të jetë edhe në shtetin fqinj, Greqi dhe aty gjithashtu do të ketë një artiste që do i bashkohet në koncertet e tij.

Bëhet fjalë për këngëtaren e famshme shqiptare Eleni Foureira, e cila është ndër artistet më të famshme në Greqi dhe mund të themi më e ndjekura në rrjete sociale.

Bashkëpunimet me J Balvin, Snoop Dog apo ‘Loquita’ në bashkëpunim me shqiptarin e famshëm Claydee, por mbi të gjitha “FUEGO” kanë bërë që Eleni të jetë e ftuara speciale e Maluma-s. Eleni është shprehur mjaft e lumtur për këto koncerte dhe mezi po pret.

 

 


You may also like