Pas sulmeve të Rusisë në Ukrainë, edhe “Livescore” përjashton ligat ruse

by admin
Spread the love

Futbolli dhe sporti rus në përgjithësi po vazhdojnë të vuajnë pasojat e agresionit të shtetit të Rusisë mbi Ukrainën tash e sa ditë.

Përjashtimet nga organizata të mëdha të sportit në botë për klubet dhe ligat ruse nuk kanë të ndalur.

Së fundmi dhe sajti i rezultateve sportive, LiveScore, ka hequr të gjithë ligat e Rusisë nga faqja e saj.

Sipas njoftimit të LiveScore, kjo është bërë për të treguar mbështetje për Ukrainën.

“LiveScore nuk do të shfaq garat e Rusisë për një periudhë të pacaktuar”, shkruan në njoftim.

Postimit i është bashkuar një flamur i Ukrainës. Ligat në Rusi janë duke u zhvilluar aktualisht, me gjithë luftën në Ukrainë.

Tentimi për pushtim të Ukrainës ka sjell sanksione të ndryshme e të ashpra për Rusinë, përfshirë edhe sportin.

You may also like