Pas SPAK, Armando Subashi merret në pyetje nga Komisioni Hetimor: Ju tregoj se çfarë kam biseduar me Klodian Zoton

by admin
Spread the love

Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi ka deklaruar gjatë dëshmisë së tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët se ka pasur kontakte me Klodian Zoton.

Subashi: Po kam qenë në Prokurorinë e Posaçme përpara disa ditësh, u pyeta në cilësinë e deklaruesit. Besoj do të kem mirëkuptimin tuaj këtu sot. Për disa pyetje të caktuara, unë do të rezervohem për shpjegimet e mia. Besoj çka janë fakte publike nuk përbëjnë sekret hetimor. Por disa nga shpjegimet atje, do të rezervohem dhe do bëjë komentin përkatës për këtë çështje.

Kam pasur komunikim, ndoshta 2 ose 3 herë me Klodian Zoton. Ka qenë momenti kur ka filluar depozitimi i mbetjeve në impiantin e ri të përpunimit të tyre. Kemi bërë disa biseda në kuadrin teknik, së bashku me disa persona që kanë qenë të punësuar për administrimin e impiantit atje. Kanë qenë çështje dhe biseda teknike, për orarin pasi kemi kërkuar që të qëndrojë hapur dhe natën.

You may also like