Pas raportimeve për Dick Martyn, reagon profesori Latifi: UDBA kryen punë të ndyta, brenda e jashtë Kosovës

by admin
Spread the love

Profesori i filozofisë politike Blerim Latifi nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka komentuar raportimet e djeshme se ish-senatori zviceran, Dick Marty është kërcënuar nga shërbimet sekrete serbe dhe është marrë në mbrojtje nga autoritetet zvicerane.

Latifi ka thënë se UDBA kryen punë të ndyta brenda e jashtë Kosovës për ta paraqitur Kosovën para Evropës si një shoqëri ku lulëzon fryma anti-evropiane.

“Të gjitha do të dalin një ditë”, vazhdon Latifi.

Ky është njoftimi i plotë:

Dick Marty : “kërcënimi ndaj meje me sa duket vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve të inteligjencës serbe, të cilët i kërkuan botës së krimit, vrasësve profesionistë, të më likuidojnë thjesht për t’ua vënë fajin kosovarëve”.
Eh, sa punët e ndyta i kryen UDBA brenda e jashtë Kosovës për t’na paraqitur para Evropës si një shoqëri ku lulëzon fryma anti-evropiane.
Të gjitha do të dalin një ditë.
Kështu si ky plani për ta eliminua Martyn dhe për t’ua lënë fajin shqiptarëve.

You may also like