Pas Qeverisë protestuesit sulmuan edhe Kuvendin (VIDEO)

by admin
Spread the love




Shumica e demonstruesve që sonte u mblodhën për të protestuar kundër “propozimit francez” para Qeverisë, ku depërtuan gardhin mbrojtës dhe hodhën shishe, vezë dhe gurë ndaj policisë, rreth orës 20:30 u drejtuan drejt Kuvendit.

Edhe para këtij institucioni protestuesit shembën gardhin mbrojtës dhe këndonin këngë patriotike, duke kërkuar dorëheqje nga pushteti dhe refuzim të plotë të kërkesave evropiane dhe bullgare.

Protesta masive e sotme, e treta me radhë, filloi në një atmosferë të tensionuar, pasi sot lideri i opozitës Hristijan Mickoski u bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje sa më masive, pasi kishte informacione se autoritetet do të pranojnë nesër propozimin francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Bullgaria dhe fillimi i negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. /SHENJA/


You may also like