Pas ndarjes nga Donaldi, Beatrix ka një mesazh për të gjithë ndjekësit

by admin
Spread the love

Së fundmi ka qarkulluar lajmi se çifti i krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” Donald dhe Beatrix janë ndarë. Ky lajm ka nisur që pas përfundimit të reality show-t, ku dyshja nuk u panë më bashkë, teksa as nuk u shkëmbyen me njeri-tjetrin në festën e “Top Media”-s të disa ditëve më parë.

Ndërkaq, ndarja u finalizua dhe me heqjen e ‘follow’-s nga të dy ata në “Instagram”.

Kështu, ditën e sotme, Beatrix ka postuar në ‘story’-n e saj një dedikim për të gjithë ndjekësit e për të gjithë fansat që e kanë mbështetur atë gjatë kësaj periudhe, që besojmë se i referohet ndarjes nga Donaldi.

Ajo shkruan se është e bekuar për të gjithë ata që e kanë mbështetur.

“Dashuria dhe mbështetja që kam marrë nga fansat e mi është më shumë se ç’mund ta kisha imagjinuar ndonjëherë. Jam me lot në sy duke e ditur që njerëzve u intereson për mua. Nuk mendoja kurrë që do të kaloja këtë eksperiencë. Ju jeni njerëzit e mi të preferuar dhe ju më bëni të lumtur çdo ditë, e fakti që unë mund t’i bëjë të tjerët të lumtur më bën dhe mua të ndihem mirë. Ju dua vërtet shumë me gjithçka që kam, përgjithmonë.”


You may also like