“Pas luftës në Ukrainë bota do të ndryshojë”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat dhe bën paralajmërimin e rëndësishëm

by admin
Spread the love

Analisti Frrok Çupi komentoi ka komentuar sot luftën që ka plasur në Ukrainë. I ftuar në emisionin ‘Breaking’, Çupi u shpreh se presidentit Putin i ka dalë situata jashtë parashikimeve, pasi ai kishte menduar se do të pushtonte Ukrainën brenda 3-4 ditëve. Ai shton se kjo tregon se Putini është i shkëputur nga realiteti.

Komenti i Çupit:

“Pas luftës së Ukrainës, bota nuk do të jetë kjo, ndryshon plotësisht. Çfarë ndryshon? Ukraina na dhuroi modelin e ri të presidentit, të liderit, që po e pret bota, populli. Kriza e sotme dhe ajo çfarë solli deri më sot, në botë, ishte problemi i rifreskimit të elitave, ky është një model. Pastaj ndryshojnë raportet e botës pas 80 vitesh nga dhuna naziste që të mos bëhet më tepër tenkniciene, por të reagojë në bllok. Nazizmi nuk mund të lind vetëm në Gjermani, mund ta kemi në Rusi, kudo. Do të ndryshojnë strukturat, ndryshon BE, nuk mund të kemi më një BE kaq të ngathët. Do të kemi radhim tjetër që nuk do të jetë i kombeve, shteteve dhe civilizimeve, do të kemi një rifreskim të të gjithë mendjes së lirë të njerëzve”, tha Çupi.

You may also like