Pas lëndimit të dy futbollistëve reagon FC Ferizaj

by admin
Spread the love

Dy ditë më parë, klubi futbollistik, Kika me anë të një statusi në rrjetin social, Facebook, bashkangjitur me fotografi – ka njoftuar se ndeshja me Ferizajin bëri që lojtarët e KF Kika të përfundojnë në spital, shkruan Insporti.

Teksa sot, nga reagimi e klubit të Ferizajit theksohet se zyrtarët e Kikës i kanë dhënë konotacion ndryshe asaj që ka ndodhë.

Gjithashtu, ferizajasit në reagimin e tyre kanë shprehur edhe hapi me kumtesën zyrtare të mysafirëve.

Reagimi i plotë nga Ferizaj:

“FC Ferizaj i motivuar nga reagimi i klubit KF Kika dëshiron të sqarojë dhe të jap opinionin e vetë lidhur me ndeshjen FC Ferizaj-KF Kika

FC Ferizaj ofron kushte normale për zhvillimin e ndeshjes për të gjithë kundërshtarët sportiv, gjatë zhvillimit të ndeshjes së vlefshme për javën e rregulltë të kampionatit garues për ligën e parë dy(2) lojtar të ekipit KF Kika kanë pësuar lëndime me ç`rastë lojtarët janë shoqëruar në spitalin e Ferizajt, lojtarëve iu është dhënë ndihma e parë dhe kanë lëshuar ambientet e spitalit.

Loja e futbollit është e një natyre të tillë ku lojtari gjatë aktivitetit të vet sportive mund të pëson lendime dhe kjo mund të jetë e dyanshme apo reciproke.

FC Ferizaj nuk mund të pajtohet me tendencën e zyrtarve të klubit mik që ti japin një konotacion më ndryshe kësaj që ka ndodhë dhe gjithëçka të përshkruhet e orkestruar apo e qëllimshme, kjo nuk qëndron, aq më parë ku njëri nga lojtarët e lënduar ka mbrojtur dhe ka lënë gjurmë pozitive në FC Ferizaj (Lirian Ferati).

FC Ferizaj ka mbetur i habitur me kumtesën zyrtare të dhënë pas ndeshjes kurse një gjë të till nuk e kan bërë apo apostrofuar në dokumentin zyrtar të ndeshjes siq është procesverbali.

Në shërbim të interesimit të sinqertë për shëndetin e lojtarve është edhe komunikimi i kryetarit të klubit FC Ferizaj z. Lulzim Abazit me kryetarin e KF Kika z. Naim Bickaj ku nuk ka pas vërejtje për mikëpritjen nga ana e klubit tonë.

FC Ferizaj dëshiron dhe uron rikuperim të shpejtë lojtarëve në fushën e gjelbërt!

Ne si klub do të jemi në shërbim të vlerave dhe të rritjes së futbollit dhe për FC Ferizajn dhe qytetin e Ferizajt, Hogoshti dhe KF Kika është një vend në shërbim të këtyre vlerave”

You may also like