Pas kualifikimit në Champions, misioni i radhës për Interin është Skriniar

by admin
Spread the love

Inter u kualifikua në e 1/16 të Champions League duke mposhtur Plzen me poker 4-0. Pas këtij misioni, është koha që Interi të mendojë për rinovimet e kontratave të lojtarëve. I pari në listën e zikaltërve është padyshim Milan Skriniar. Takimi i parë është planifikuar sot për të diskutuar negociatat për kontratën e mbrojtësit sllovak.

Kontrata e Skriniar skadon në qershor të vitit 2023 dhe Interi sigurisht që nuk dëshiron të humbasë lojtarin me parametra zero. Para ndeshjes kundër Plzen, Giuseppe Marotta shprehu se është optimist për qëndrimin e mbrojtësit në Milano. Drejtori sportiv i zikalërve shpjegoi se ideja e klubit është ta bëjë Skriniar një pikë referimi për Interin e së ardhmes. Për të arritur këtë gjë nevojitet nënshkrimi i kontratës së re.

Gjigandi francez i Psg mbetet në pistë për të firmosur me lojtarin nëse ky i fundit nuk rinovon kontratën me italianët. Kujtojmë që parisienët kërkuan me ngulm shërbimet e mbrojtësit sllovak në merkaton që lamë pas, por Skriniar qëndroi tek Interi edhe për një sezon. /oversport.tv

You may also like