Pas iftarit, studentëve u servohet edhe syfyri “me vete”, në drekë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Qendra e Studentëve në Prishtinë, tashmë ka ofruar zgjidhje për shujtat e syfyrit për studentët që agjërojnë.

Të gjithë këta që banojnë në konvikte, shujtën e drekës kanë mundësi ta marrin e ta konsumojnë për syfyr.

Kjo po duket të jetë një lehtësim për ta.

“Atëherë u dashtë me dal me ble diçka ose herët ose vonë tash po e marrim marrim të gatshme, veç po çohemi, po hamë syfyr edhe krejt në rregull” ka thënë studenti Shpëtim Zymberi.

Pavarësisht që ju servohet herët, nga Qendra e Studentëve,thonë se ushqimi I tyre është I mbyllu, derisa nëpër dhoma, studentët kanë frigoriferë, të cilët ua mundësojnë ti mbajnë të freskëta ushqimet.

Kjo praktikë nuk është krejt e re, në mensën e kryeqytetit, pasi i tillë ushqimi është shtruar edhe gjatë kohës së pandemisë.

You may also like