Pas humbjes në Prilep, jep dorëheqje Goran Sugareski

by admin
Spread the love

Ish-deputeti dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski bëri të ditur se do të japë dorëheqje nga posti i kryetarit dhe anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës në LSDM, pas humbjes në rreth të parë në zgjedhje lokale si kandidat për kryetar në Prilep.

Sugareski po ashtu thotë se nuk do të kthehet në pozitën drejtor i Drejtorisë Doganore.

“Për shkak të përgjegjësisë morale për mossuksesin në zgjedhje lokale, si në nivel lokal ashtu edhe në nivel qendror, jap dorëheqje nga pozita e kryetarit dhe anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të LSDM-së”, shkruan Sugareski.

You may also like