Pas heqjes së maskave për shkak të Covid-19, në Tokio japin leksione për të mësuar njerëzit të buzëqeshin sërish

by admin
Spread the love

Tridhjetë e shtatë persona, përfshirë të moshuarit, morën pjesë në një leksion për buzëqeshjen për t’u përgatitur për daljen e tyre të parë publike pa maskë pas tre viteve të pandemisë së koronavirusit. Leksioni u mbajt në Tokio më 7 maj, një ditë para se Covid-19 të vendosej në kategorinë e sëmundjeve më pak të rënda, ku përfshihet edhe gripi sezonal.

“Duke pasur parasysh faktin se mbajtja e maskave është bërë normë, njerëzit kanë pasur më pak mundësi për të buzëqeshur, kjo është arsyeja pse shumë prej tyre kanë frikë se nuk do të duken natyrale herën tjetër që të kenë mundësinë të tregojnë këtë shprehje të fytyrës”, tha Keiko Kaëano, një instruktore që i mëson njerëzit të buzëqeshin.

“Lëvizja dhe relaksimi i muskujve të fytyrës është çelësi për një buzëqeshje të mirë“, tha ajo. Pjesëmarrësit e seminarit përdorën pasqyra dore për të kontrolluar buzëqeshjen e tyre.

“Një buzëqeshje është e nevojshme për komunikim pa maskë,” tha Yasuko Ëatari nga Tokio, i cili mori pjesë në seminar, duke shtuar: “Unë dua të zbatoj atë që kam mësuar sot kur jam vullnetar dhe marr pjesë në aktivitete të tjera me njerëzit”.

You may also like