Pas finales së madhe të Conference League, kryeministri Rama falenderon publikisht policët

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar të gjithë punonjësit e drejtuesit e shërbimeve publike që kanë punuar në mbarëvajtjen e qytetit gjatë ditëve së finales së Conference League.

Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale falenderon Policët, Aviacion Civil, mjekët. Ai shkruan se me punën e tyre i zbardhën faqen Shqipërisë dhe se e bënë të marrë përgëzimet nga UEFA, nga ekipet drejtuese të të dyja skuadrave, si edhe nga miq e partnerë të vendit tonë.

“RESPEKT Një falenderim i megjithëzemërt, për të gjithë punonjësit e drejtuesit e shërbimeve publike të përfshira në eurosuksesin e djeshëm të Shqipërisë, nga Policia e Shtetit tek Aviacioni Civil, nga shërbimet portuale tek ato mjekësore, që siguruan mbarëvajtjen e eventit të madh sportiv të finales së Conference League, duke i zbardhur faqen Shqipërisë dhe bërë që të marrim përgëzimet më të ngrohta nga UEFA, nga ekipet drejtuese të të dyja skuadrave, si edhe nga miq e partnerë të vendit tonë” shkruan Rama në postimin e tij.

You may also like