Pas eliminimit nga ‘DWTS’, Irini Qirjako ka diçka për t’u thënë anëtarëve të jurisë

by admin
Spread the love

Irini Qirjako, këngëtarja e njohur e muzikës popullore shqiptare ishte një nga konkurrentet e spektaklit të kërcimit në Top Channel, ‘Dancing With The Stars’. Ajo fitoi zemrat e publikut me performancat e saj, duke u kthyer në një nga personazhet më të preferuara në këtë spektakël. Por, rrugëtimi i saj përfundoi të premten e kaluar, teksa votat e publikut dhe jurisë zgjodhën që Irini dhe Eltioni të ishin të eliminuarit e radhës.

Për të folur lidhur me këtë eksperiencë të veçantë, Irini dhe Eltioni ishin të ftuar në emisionin ‘Pardon My French’ në Top Albania Radio, por jo vetëm. Ndërkaq, këngëtares së njohur iu bë edhe pyetja ‘bom-bë’, ku duhet të tregonte se me cilin apo cilën nga anëtarët e jurisë ishte më pak e kënaqur me pikët që e kanë vlerësuar në ‘Dancing With The Stars’.

Ajo vlerësoi të gjithë anëtarët e jurisë, teksa riktheksoi se nga të gjithë ka marrë fjalë të bukura. Ndërkaq, për secilin nga anëtarët, ajo kishte edhe nga një compliment, që e bëri live përmes programit ‘Pardon My French’ në Top Albania Radio.

“Unë e thashë edhe atë ditë që dola, nga të gjithë kam marrë fjalët më të bukura. Nuk jam nisur kurrë nga pikët, fjalët e bukura kanë mbetur në mendjen time. Unë Kledi Kadiun e adhuroj, është një balerin i përkryer që na nderon me talentin e tij, është profesionist dhe kur bën vërejtje i bën me dashuri dhe mirësi. Po ashtu edhe Armand Peza ka folur mirë për mua dhe nuk mund ta gjykoj, ka qenë shumë pozitiv. Edhe Valbona me Dalinën gjithashtu kanë qenë shumë të mira me mua. Të gjithë janë sjellë shumë mirë. Ndoshta edhe për shkak të statusit tim dhe për guximin që mora, ndoshta të tjerët nuk do guxonin. Unë jam e lumtur që në raste të tilla të mirëpret dhe të mbështet publiku”- tha Irini Qirjako në “Pardon My French” në Top Albania Radio.

You may also like