Pas Efit, edhe kjo konkurrente dëshiron të lërë shtëpinë e Big Brother VIP

by admin
Spread the love

Gjatë spektaklit të së martës, ‘Big Brother VIP Albania’, pas njoftimit të Arbanës se nuk do të kishte eliminime për shkak të skualifikimit të Kejvinës nga Vëllai i Madh, një nga konkurrentet e nominuara, Efi, shprehu dëshirën për të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Mirëpo, moderatorja e kaloi këtë pjesë pa shumë bujë, duke mos u marrë me dëshirën e Efit. Por, mesa duket, ish-konkurrentja e Përputhen nuk paska qenë e vetmja që paska shprehur dëshirën për të dalë nga shtëpia, pasi edhe Tea dëshiron një gjë të tillë.

Pas ‘Prime-t’ të së martës, ajo ka kërkuar që të largohet nga shtëpia. E këtë e ka zbuluar vetë Tea në një bisedë të bërë me gazetarin Ronaldo Sharka e Efin. Gazetari e ka pyetur nëse ajo e kishte seriozisht për të dalë, ndërsa përgjigjja e saj ka qenë një ‘po’ e prerë.

Kujtojmë që Tea është një nga banoret e përfshira në debate shumë të forta me Luizin, teksa së fundmi ata kanë pasur një diskutim me tone të larta rreth buxhetit të javës, ku Tea e përfshiu këngëtarin pa dijeninë e tij, pasi ai kishte kërkuar të kundërtën.

You may also like