“Pas Botërorit do të ndryshojnë shumë gjëra”, Messi tremb Argjentinën

by admin
Spread the love

Argjentina, tashmë e kualifikuar për Botërorin e Katarit, mposhti Venezuelën në Bombonera dhe një nga tre golat e kombëtares Albiceleste u shënua nga Lionel Messi. E ardhmja e tij, si për klubin me të cilin do ta mbyllë karrierën (flitet për një rikthim të bujshëm në Barcelonë në fund të sezonit), ashtu edhe për kombëtaren, është e gjitha për t’u deshifruar.

Megjithatë, ka më shumë se një të dhënë që sugjeron se “Pleshti” mund t’i japë fund përvojës së tij shumëvjeçare me fanellën e Argjentinës në fund të Botërorit të ardhshëm.

Pas ndeshjes, në fakt ai la të kuptohet se diçka në marrëdhënien e tij me kombëtaren është e destinuar të ndryshojë: “Nuk e di se çfarë do të bëj pas Botërorit. Unë jam duke menduar për të ardhmen, do të më duhet të rivlerësoj shumë gjëra pas Katarit.

Nuk e di nëse do të vazhdoj me Argjentinën. Për momentin po mendoj vetëm për ndeshjen me Ekuadorin dhe më pas ndeshjet përgatitore për Botërorin.

Shpresoj që të shkojnë në mënyrën më të mirë. Shumë gjëra me siguri do të ndryshojnë pas Kupës së Botës. Unë kam qenë i lumtur këtu, që para se të fitoja Kupën e Amerikës. Jam mirënjohës për gjithë këtë”. /oversport.tv

Foto: Seleçión Argentina, Twitter

You may also like