Pas Apasievit edhe Trajanovi kundër Llogës, i pengon barazimi i shqipes në certifikata!

by admin
Spread the love

Pas “Levicës” dhe Dimitar Apasievit, edhe Lidhjes Demokratike të Pavle Trajanovit i pengon barazimi i shqipes me maqedonishten në certifikatat e lindjes.

Ngjashëm si Dimitar Apasievit edhe Pavle Trajanovit i pengon barazimi i gjuhës shqipe me atë maqedonas, madje ai ka ka kërkuar edhe shkarkimin e ministrit Krenar Lloga nga detyra, për shkak se ministri ka sjell vendim me të cilën certifikatat e lindjes të jepen krahës në gjuhën maqedonase, edhe në gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare.

Në reagimin e tij të më hershëm ndaj Apasivit, ministri Krenar Lloga u përgjigjë duke i thënë se me këtë vendim duhet të krenohet ai dhe të gjithë të tjerët që kanë dilema, pasi që siç theksoi, në certifikat shkruan gjuha maqedonase.

Ministri Lloga po ashtu në reagimin e tij potencoi, se sa më parë që Maqedonia e Veriut fillon negociatat me Bashkimin Evropian, po më shumë do të mbrohet identiteti dhe gjuha maqedonase, ndërsa demaqedonizimi i pretenduar nga Apasievi dhe Trajanovi do të merr fund.

You may also like