Pas 12 orësh seancë plenare ditën e djeshme, parlamenti mblidhet sërish sot, ja çfarë pritet të diskutohet

by admin
Spread the love

Seanca plenare e Kuvendit ku po diskutohet projektbuxheti dhe paketa fiskale 2023 u ndërpre mbrëmjen e kaluar pas 13 orësh diskutimet.

Seanca plenare e Kuvendit nisi në orën 10:00 të paradites dhe zgjati deri në orën 23:00, ndërsa ka vijuar sot në ora 9:00.

Në projektbuxhetin e vitit 2023 të ardhurat parashikohen të arrijnë në 631.7 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet do të jenë 687.2 miliardë lekë. Planifikohet që në vitin 2023 rritja ekonomike të jetë 2.6 %, nga 3.7 % që pritet të jetë në këtë vit.

Seanca e djeshme u shoqëruar me debate të shumta e akuza nga opozita në drejtim të maxhorancës për situatën ekonomike dhe se ky buxhet nuk adreson problemet. Ndërkohë kryeministri Edi Rama zgjodhi një gjuhë të ashpër për t’iu përgjigjur.

You may also like