Partnerja e Sabianit nuk është më sekret

by admin
Spread the love

Sabiani zbuloi në ”Big Brother VIP” disa detaje nga jeta e tij, megjithëse prej vitesh e ka mbajtur atë larg medias. Fakti që ai ishte bërë baba me partneren e re pas divorcit nga nëna e Keisit, dihej vetëm nga rrethi i ngushtë i miqve të këngëtarit.

Burime për “Panorama Plus” kanë zbuluar se ajo është grimiere dhe quhet Arnisa. Ajo është gjithmonë me Sabianin kudo, por këngëtari nuk ka dashur të zbulojë as identitetin dhe as fotot e saj.

Kujtojmë se Sabiani është shprehur se ardhja në jetë e dy fëmijëve nga nëna të ndryshme, nuk ka qenë aq e lehtë për të.

You may also like