Partizanit i mungon vazhdimësia, ja kush është pika e dobët të “demave”

by admin
Spread the love

Pas asaj fitoreje me përmbysje në “Loro Boriçi” ndaj Vllaznisë, pritej që Partizani të vijonte ecurinë pozitive, por diçka e tillë nuk ndodhi. Të kuqtë ndaj Kastriotit arritën të merrnin vetëm një pikë dhe ky ishte edhe barazimi i parë për kryeqytetasit këtë sezon.

Në 6 ndeshjet e fundit skuadra e Kolelës nuk ka dy fitore radhazi, statistika që tregojnë qartë se ekipi nuk ka vazhdimësi. Në tre takimet e para ata triumfuan ndaj Egnatias, Laçit dhe Bylisit, ndërsa këtë ecuri do e ndalte Erzeni pikërisht në shtëpinë e demave.

Me pas Partizani fiton ndaj Kukësit, por humb në derbi ndaj Tiranës, rikthehet sërish te 3 piket ndaj Vllanisë, por ngec në barazim ndaj Kastriotit. Këta të fundit bashkë me bardheblutë dhe Erzenin kanë kuptuar pikët më të dobët të Partizanit. Të kuqtë ngecin ndaj skuadrave që i mbyllen pas. Strategjia e Kapllanaj, i cili vendosi të luajë mbrapa dhe në sulm të shfrytëzojë episode rezultoi efikase. Po ashtu edhe Orges Shehi me një futbollist më pak ne derbi tërhoqi pas të gjithë skuadrën dhe la Xhixhën të vetëm në majë. E njëjta histori përsëritet edhe me krutanët. Skuka, Da Silva dhe Cara nuk arritën që çanin dot mbrojtjen.

Pra ekipet tashmë e kanë kuptuar pikën e dobët të ekipit të Kolelës prandaj italiani duhet të mendojë një plan B. Fakti që e kanë kaq të vështirë të depërtojnë e tregojnë edhe statistikat ku Partizanit i fiton ndeshjet me një gol diferencë.

Ndeshjen e ardhshme ‘Demat ‘e kanë ndaj Teutës, me durrsakët që edhe më një pikë do të dilnin të kënaqur nga fusha, prandaj me shumë mundësi edhe strategjia e Shkëmbit do të jetë e përqendruar te mbrojtja dhe të kuqtë do të duhet të përballen me një tjetër barrierë. Partizanit i duhet fitore në këtë përballje nëse do ta mbyllë fazën e parë në krye të klasifikimit. / Oversport.tv

You may also like