Partizani kërkon të forcojë sulmin, piketon 27-vjeçarin nga Bjellorusia

by admin
Spread the love

Largimet e Malës dhe Junior kanë detyruar drejtuesit e Partizanit të vihen në lëvizje për të afruar një sulmues në organikën e drejtuar nga Dritan Mehmeti. Sipas asaj që raporton “Panorama Sport”, drejtuesit e Partizani kanë shfaqur interes për një sulmues nga Bjellorusia.

Bëhet fjalë për Andrey Solovey i cili aktualisht është pjesë e Shakhter Soligorsk, ekipi ku u transferua edhe Ardit Krymi. Solovey është 27-vjeç dhe është një nga sulmuesit që ka spikatur më shumë në kampionatin bjellorus.

Megjithatë, Solovey nuk është aspak një pistë e lehtë për Partizanin. Vlera e tij e lartë në merkato dhe paga e lojtari konsiderohet të jenë problemi kryesor për këtë transferim. Megjithatë, pritet të zbardhet më shumë në ditët në vazhdim. /oversport.tv

You may also like