Partizani dominon pjesën e parë, Umraniyespor përgjigjet në të dytën

by admin
Spread the love

Partizani ka zhvilluar miqësoren e tretë në Turqi përballë Umraniyespor, klub që militon në Superligën turke, ku aktivizohet edhe futbollisti i kombëtares shqiptare Ermir Lenjani. Të kuqtë e kryeqytetit kanë barazuar 2-2 përballë turqve në sfidën që është transmetuar live në kanalin “Partizani Channel” në platformën Tibo.

“Demat” kanë nisur shumë mirë ndeshjen dhe kanë arritur të zhbllokojnë sfidën me Rrapaj, ndërsa në fund të pjesës së parë është Mensah ai që shënon golin e dytë për Partizanin.

Turqit reagojnë në pjesën e dytë dhe arrijnë të shënojnë dy gola me Nayir (njërin nga pika e bardhë e penalltisë). Mbyllet në barazim 2-2 miqësorja e tretë e Partizanit në tokën turke.

Kujtojmë që “demat” u mundën në dy miqësoret e tjera të zhvilluara në Turqi, 2-0 nga Sivasspor dhe 3-1 nga Nasaji Mazandaran. / Oversport.tv

You may also like