Partia Socialiste bën lëvizjen e rëndësishme, zbardhet çfarë pritet të ndodhë sot në orën 18:00

by admin
Spread the love

Partia Socialiste do të mbledhë pasditen e sotme në orën 18:00 Kryesinë. Pritet që në këtë takim të vendoset data e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare që do të vërë në zbatim vendimet e Kongresit.

Mbledhja vjen në një kohë kur priten dhe propozimet për emrin për Presidentin e ri.

Dje kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se në javën në vijim do të zhvillohet takimi me shoqërinë civile për të dëgjuar propozimet e tyre, ndërsa i bërë ftesë edhe grupeve parlamentare të opozitës që t’i bashkohen bisedimeve.

Ndërkohë sot pritet të diskutohen edhe lëvizjet e maxhorancës për kandidaturën fituese për Presidentin e ri.

You may also like