Parolo lavdëron punën e Sarrit: Është futur në kokën e lojtarëve

by admin
Spread the love

Marco Parolo, ish-mesfushori i Lazios ka lavdëruar punën e bërë nga Maurizio Sarri në një intervistë të dhënë për “Dazn”:

“Lazio ka gjetur ekuilibrat e saj, Milinkovic, Leiva dhe Luis Alberto kombinojnë shumë mirë në mesfushë. Zanetti ka thënë se është trajneri më i mirë në Itali, nëse s’është i pari, është padiskutim një nga më të mirët.

Sarri është futur në kokën e lojtarëve. Lazio ka të gjithë javën e lirë dhe dihet se sa e rëndësishme është për Sarrin që të punojë në fazën kur topin nuk e zotëron skuadra. Punojnë si repart dhe sulmuesit po sakrifikohen, madje po dëfrehen më shumë duke mbrojtur”, ka thënë Parolo. / Oversport.tv

Foto: S.S. Lazio Facebook

You may also like