Parlamenti gjerman ‘rivlerëson sigurinë’ pas arrestimeve të grupit ekstremist anti-qeveritar (fotot)

by admin
Spread the love

Parlamenti gjerman Bundestag, tha sot se ka ngritur një komision të veçantë për rishikimin e masave të sigurisë pas arrestimeve të grupit ekstremist që tentonin rrëzimin e qeverisë.

“Do të forcojmë ligjet për zoterimin e armëve në mënyrë që armiqtë tanë të demokracisë ta kenë më të vështirë për të shtënë në dorë armë”, tha deputeti social demorkat Johannes Fechner.

Komplotistët e dyshuar ishin mbështetës të grupit “Qytetarët e Rajhut” (Reichsbuerger), që është një lëvizje ideologjike vendase ku përfshihen e djathta ekstreme, entuziastë të armëve dhe ‘konspiracionistë’ të tjerë anti-stabiliment.

Mes të arrestuarve ishte dhe Birgit Malsack-Winkemann, gjykatëse në Berlin dhe ish-deputete e partisë së djathtë AfD, që kishte shërbyer në parlament nga viti 2017 deri 2021.

Policia tha se të arrestuarve u ishte gjetur një “listë armiqsh” me 18 emra ku përfshiheshin politikanë të njohur, gazetarë e funksionarë të tjerë, që ishin shënjestruar nga grupi, shkruan rrjeti vendas TAZ.

Grupi kërkonte të rivendoste si lider të Gjermanisë  aristokratin Princ Heinrich XIII Reuss ndërsa ish-deputetja e AfD do të bëhej ministre drejtësie në qeverinë e re.

Prokurorët thanë se grupi i bashkuar nën flamurin e Reichsbürger, i cili refuzon shtetin aktual gjerman në favor të Rajhut, kërkonte të përmbyste qeverinë për të formuar një shtet të ri me Heinrich si monark.