Parlamenti Evropian vonon miratimin e buxhetit të Frontex-it për prapësimet ilegale të emigrantëve

by admin
Spread the love

Eurodeputetët refuzuan të mërkurën miratimin e buxhetit të Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare (Frontex) për “prapësimet e paligjshme të emigrantëve” ndërsa mbyllën llogaritë vjetore të buxhetit të Unionit për vitin 2020.

Me 492 vota pro, 145 kundër dhe tetë abstenime, ligjvënësit evropianë miratuan një rezolutë që shpjegon vendimin e tyre, ku ata përmendën hetimin e vazhdueshëm të Zyrës Evropiane kundër Mashtrimit (OLAF) për “incidentet e të drejtave themelore, përfshi këtu kthimin e emigrantëve” dhe “dështimin e Frontex-it për të përmbushur kushtet” e vendosura nga Parlamenti Evropian vitin e kaluar.

“Frontex-i operon në rrethana sfiduese dhe me rolin e tij të zgjeruar lind nevoja për menaxhim efektiv dhe përgjegjshmëri më të madhe”, deklaroi eurodeputeti çek, Tomas Zdechovsky.

Ai shtoi se Parlamenti Evropian vendosi të shtyjë shkarkimin e buxhetit të Frontex-it deri në vjeshtë, sepse ata nuk kishin informacion të mjaftueshëm për rezultatet e hetimit të OLAF-it.

Drejtori i Frontex-it, Fabrice Leggeri, dha dorëheqjen javën e kaluar.

Vendimi erdhi pasi një hetim i përbashkët nga media prestigjioze evropiane zbuloi se pavarësisht mohimit publik, Frontex-i ishte i përfshirë në kthimin e paligjshëm të azilkërkuesve në Egje.

Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit gjithashtu pritet të publikojë së shpejti raportin e saj mbi dyshimet rreth stafit drejtues të Frontex-it, ndërkohë që tashmë ka hartuar një raport tjetër për përfshirjen e agjencisë së BE-së në prapësimet ilegale.

Që nga viti 2015, organizatat e të drejtave të njeriut dhe organet kryesore të medias kanë raportuar shpesh për kthime të paligjshme në ujërat territoriale turke dhe shkelje të tjera të të drejtave të njeriut nga autoritetet greke, si dhe bashkëpunimin e Frontex-it në këto akte që shkelin ligjet e BE-së dhe ato ndërkombëtare.

Frontex-i dhe autoritetet greke i kanë mohuar akuzat në fjalë deri më tani.

Soylu: BE-ja duhet të heq dorë nga Frontex-i | TRT  Shqip

You may also like