PARIS – Macron shpall rilindjen e fuqisë bërthamore franceze

by admin
Spread the love

PARIS, 10 shkurt /ATSH-DPA/- Franca do të ndërtojë gjashtë termocentrale të reja bërthamore dhe do të hetojë mundësinë e tetë të tjerëve deri në vitin 2050, njoftoi sot presidenti francez Emmanuel Macron në Belfort .

“Kjo është rilindja e fuqisë bërthamore franceze”, tha Macron. Ai shtoi se jetëgjatësia e funksionimit të të gjithë termocentraleve ekzistuese bërthamore do të zgjatet, aty ku ka siguri.

“Asnjë termocentral nuk do të hiqet nga rrjeti, vetëm nëse do të kishte arsye bindëse ose arsye sigurie”, tha Macron. EDF, kompania e shërbimeve publike kryesisht në pronësi të shtetit, ishte udhëzuar të hetonte nëse jetëgjatësia e funksionimit të termocentraleve mund të zgjatej përtej 50 viteve.

Me 56 stacionet e saj të energjisë bërthamore, Franca është gjeneruesi i dytë më i madh i energjisë bërthamore në botë pas Shteteve të Bashkuara.

“Franca po zgjedh pavarësinë dhe lirinë e saj”, tha Macron, i cili e sheh energjinë bërthamore si një komponent thelbësor në tranzicionin e energjisë larg karburanteve fosile.

Kërkesa për energji elektrike do të rritet me 60 për qind, dhe kjo nuk mund të mbulohet nga burimet e rinovueshme. Rruga më e sigurt dhe më e pastër ishte energjia bërthamore. Kjo do të gjeneronte gjithashtu vende pune dhe do të nxiste industrializimin e vendit.

Macron njoftoi gjithashtu zgjerimin e burimeve të rinovueshme, duke vënë në dukje se ato tani ishin kthyer në fitimprurëse dhe konkurruese, si dhe ishin të disponueshme më shpejt se termocentralet bërthamore. “Fokusi ynë do të jetë energjia diellore, por do të ndërtohen gjithashtu 50 turbina me erë në det të hapur deri në vitin 2050”, tha ai. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like