PARIS – Macron kryeson me 26.5% të votave i ndjekur nga Le Pen me 23%

by admin
Spread the love



PARIS, 7 prill /ATSH-DPA/ Tri ditë përpara raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, sondazhet kanë treguar se kreu aktual i shtetit Emmanuel Macron ka kryesuar me 26.5% të votave i ndjekur nga rivalja e tij kryesore Marine Le Pen me 23%.

Sipas një sondazhi të “Ipsos & Sopra Steria” të publikuar sot, Macron është mbeshtetur me 26.5% të votave duke shënuar një rënie, ndërsa kandidatja e ekstremit të djathtë Le Pen i është afruar me 23%.

“Politikani populist i majtë Jean-Luc Mélenchon është renditur në vendin e tretë me 16.5% të votave”, sipas sondazhit. //a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakPresidenti, Spiropali: Jemi të hapur për zëra nga shoqëria civile
Artikulli tjetërMeta: Negociatat për Presidentin janë farsë


You may also like