PARIS – Macron: BE-ja nuk është ndarë dhe as nuk është tërhequr nga lufta në Ukrainë

by admin
Spread the love

PARIS, 17 janar /ATSH-ANSA/ – Bashkimi Evropian as nuk është ndarë dhe as nuk i ka shmangur angazhimet për luftën në Ukrainë, deklaroi sot presidenti francez, Emmanuel Macron.

“Ne kemi drejtuar një presidencë të dyfishtë, si në kohë paqeje ashtu edhe në kohë lufte”, tha Macron duke bërë një pasqyrë të presidencës gjashtëmujore franceze të BE-së.

Macron përgëzoi miratimin e taksës së karbonit në kufijtë e bllokut, dhe dhënien fund të përdorimit të automjeteve me motor me djegie të brendshme në 2035.

Presidenti francez përmendi gjithashtu marrëveshjen që lejon ruajtjen e objektivit të BE-së për të reduktuar në 55% emetimet e CO2 deri në vitin 2030.

Macron përgëzoi propozimin e krijimit të një komuniteti politik evropian.

Një ide e sugjeruar më herët nga ish-presidenti Francois Mitterrand, dhe së fundmi nga “Instituti Jacques Delors” i drejtuar nga Enrico Letta.

Macron priti sot në Paris të gjithë ish-anëtarët dhe ata aktual të qeverisë, eurodeputetë, prefektë, zyrtarët e ministrive që kontribuan në presidencën franceze të BE-së.

“Gjatë presidences franceze, e cila u mbajt nga 1 janari deri më 30 qershor 2022, u organizuan 2150 takime në Francë, Bruksel dhe Luksemburg, të cilat shërbyen si një shtysë drejt transformimeve të thella në BE”, sipas Elysee.

Gjithsej, gjatë këtij gjashtëmujori, këshilli i BE-së miratoi rreth 130 vendime në sektorë të ndryshëm. //a.i/

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like