PARIS – Franca shton operacionet policore kundër drogës në qytetet e mëdha

by admin
Spread the love

PARIS, 25 mars /ATSH-DPA/ – Franca do të shtojë përpjekjet për të frenuar trafikun e paligjshëm të drogës që ka dalë jashtë kontrollit në qytetet e saj të mëdha, deklaroi ministri i Brendshëm Gérald Darmanin gjatë një serie kontrollesh në Lilë, Dizhon dhe rajone rreth Lionit dhe Parisit.

“Beteja jonë kundër drogës dhe tregtarëve është totale. Ne do të shumëfishojmë operacionet që kemi përgatitur prej muajsh për të goditur fort”, deklaroi Darmanin pas kontrolleve që çuan në 187 arrestime.

Operacionet policore do të vazhdojnë edhe në Marsejë, ku në më pak se një javë u kryen 230 arrestime.

Bastisjet e kryera nën emrin “Place nette” janë pjesë e një strategjie të nisur këtë verë që synon pastrimin e rreth 4 000 pikave të nxehta të trafikut të drogës në vend.

Oficerët e policisë janë vendosur gjatë gjithë kohës në vendet e prekura me qëllim ndalimin e tregtarëve dhe pengimin e tyre për të vazhduar tregtinë e tyre disa metra më tutje pas ndërhyrjes së policisë.

Bandat e drogës të pranishme në rrokaqiejt e shumë qyteteve ua vështirësojnë jetën banorëve.

Njerëzit e pafajshëm përfshihen shpesh në dhunë vdekjeprurëse midis bandave./ /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like