PARIS – Franca ofron konsulta me mjekë në stacionet hekurudhore ​

by admin
Spread the love

PARIS, 17 nëntor /ATSH-DPA/ – Për shkak të mungesës së mjekëve ruralë në Francë, të ashtuquajturat praktika të telemjekësisë do të krijohen në rreth 300 stacione hekurudhore.

“Pacientët do të jenë në gjendje të konsultohen me një mjek përmes konsultimit me video, të vaksinohen nga një infermiere ose të marrin një mostër gjaku”, njoftoi sot operatori hekurudhor SNCF, në Paris.

Në varësi të nevojave lokale, do të jenë të mundshme edhe shërbime të tjera si kontrollet e syve apo ekzaminimet sportive.

Praktikat e telemjekësisë të planifikuara deri në vitin 2028, nuk përfshijnë vetëm udhëtarët hekurudhor, por të gjithë popullsinë lokale.

“Duke qenë se 90% e njerëzve në Francë jetojnë më pak se 10 kilometra nga një stacion treni, rrjeti i stacioneve mund të përdoret për të përmirësuar kujdesin mjekësor në zonat rurale”, shpjegoi SNCF.

Në Gjermaninë fqinje, operatori hekurudhor “Deutsche Bahn” nisi gjithashtu një projekt për të ofruar kujdes mjekësor në rajonet rurale në vitin 2018.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like