PARIS – Franca dëbon diplomatët rusë të cilësuar si një kërcënim për sigurinë kombëtare

by admin
Spread the love



PARIS, 4 prill /ATSH-DPA/ Ministria e Jashtme franceze njoftoi sot se qeveria ka vendosur të dëbojë një numër të konsiderueshëm të punonjësve rusë me status diplomatik, aktivitetet e të cilëve ishin në kundërshtim me interesat e sigurisë së Francës.

“Përgjegjësia e Francës është të garantojë gjithmonë sigurinë e francezëve dhe evropianëve”, sipas deklaratës së ministrisë.

Sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, në listë përfshihen 35 diplomatë rusë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBilali: Promovim dhe zhvillim sektorit automotiv


You may also like