Paredes flet si juventin: Kisha shumë kohë që doja të vija këtu, dua të fitoj

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas vizitave mjekësore dhe hedhjes së firmës në kontratë, Leandro Paredes ka dhënë intervistën e tij të parë si lojtar i Juventusit.

“Jam i lumtur që jam këtu te Juventusi, në këtë klub dhe këtë skuadër. Kisha shumë kohë që doja të vija këtu. Juve është një skuadër ëndrrash. Kam pasur mundësinë të vija në Torino edhe më parë, por kësaj tadhe nuk doja që të humbisja këtë shans. Ose Juven ose asgjë u kisha thënë të afërmve dhe miqve.

Mund të rritem akoma dhe dua që të rritem. Në futboll çdo ditë mund të mësosh diçka të re. Kam ardhur këtu për të fituar dhe i njoh objektivat e klubit. Shpresoj që të jap kontributin dhe ndihmën time për skuadrën”, ka thënë Paredes. / oversport.tv

You may also like