“Paratë për bukë dhe qumësht, do t’i japim për rrymë”, opozita “sulmon” pushtetin

by admin
Spread the love

Partitë opozitare me kritika të ashpra për pushtetin për shkak shtrenjtimit të rrymës dhe ngrohjes. Nga VMRO-DPMNE thonë se LSDM dhe shërbëtori i Zaevit, Kovaçevski e dëmtuan xhepin e qytetarëve duke e rritur çmimin e energjisë elektrike dhe ngrohjes qendrore. Nga partia e Mickoksit thonë se nga 1 janari një familje mesatare, paratë që i jep për bukë dhe qumësht në nivel mujor, tani do t’i japë për fatura.

Edhe pse Vitin e Ri e nisëm me dëshira për një vit të mbarë, fatkeqësisht viti filloi keq, thonë nga ASH. Shpenzimin prej 100 mijë eurove në ditë nga tarifa e lirë së bashku me rritjen e re të çmimit të energjisë elektrike do ta paguajnë qytetarët për shkak se qeveria nuk ka strategji, shtojnë nga kjo parti.

Edhe lideri i Së Majtës, Dimitar Apasiev në status në Facebook e kritikoi pushtetin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe ngrohjes qendrore.

Me receta të fshehura për shëndetin e prostatës tuaj, jini aktive përsëri. Reaguan nga LSDM. Nga atje thonë se janë demantuar gënjeshtrat e Hristijan Mickoskit, pasi çmimi i energjisë elektrike nuk u rrit për 40%.

Ndryshe, Qeveria siguroi 60 milionë denarë ndihmë për Programin për mbrojtjen e konsumatorëve të energjisë elektrike nga kategoritë e rrezikuara , për këtë vit..

You may also like