Paraqitjet e shkëlqyera vlerësohen, Uzuni rinovon me Granadën deri në vitin 2026

by admin
Spread the love

Paraqitjet e shkëlqyera të sulmuesit të kombëtares shqiptare Myrto Uzuni me fanellën e Granadas nuk kanë kaluar pa u vënë re, madje klubi spanjoll ka vendosur që të shpërblejë bomberin shqiptar, duke i zgjatur kontratën deri në vitin 2026.

Uzuni u bashkua me skuadrën spanjolle në janar të vitit 2022 dhe ka luajtur në total 26 ndeshje me Granadan, duke shënuar gjithsej 9 gola.

Këtë sezon sulmuesi beratas ka treguar se është një nga lojtarët më të mirë në LaLiga 2, madje aktualisht është golashënuesi më i mirë i turneut me 8 gola të shënuar në 12 ndeshje të luajtura. / Oversport.tv

You may also like