Paralajmëron Edi Paloka: Do ta shohim ç’do të ndodhë me 18 dhjetor

by admin
Spread the love

Deputeti demokrat, Edi Paloka, e ka cilësuar 18 Dhjetorin një ditë mjaft të rëndësishme për demokratët dhe demokracinë. Në postimin e tij Paloka shkruan se në 18 dhjetor do të shihet se kush kërkon kthimin e PD-së në pushtet, e kush do të mbajë akoma Ramën.

Ndërkohë Paloka ju ka bërë thirrje demokratëve që të bashkohen dhe të votojnë në referendumin e 18 Dhjetorit për ratifikimin e shkarkimit të Lulzim Bashës, i cili është peng i Edi Ramës.

Postimi i Palokës:

“18 dhjetori ndan se kush demokrat kerkon rikthimin e PD tek fitorja e kush i behet krah atyre qe kerkojne Ramen mbret e nje PD me 5% te votave mjafton qe ata te mbajne vulen dhe karriget e tyre ne opozite qe ti perdorin per bizneset personale.

Ne se ka demokrat te thjeshte qe gjithe sakrificat e tij do ti hedh ne kembet e atyre qe nuk i lidh asgje me PD e qe luftojne me brava dyersh vetem per karrige ashtu qofte. Vota le te percaktoje. Po ata qe e dijne se i kane humbur demokratet dhe tani perdorin cdo hile , perdorin dhe zagaret e pushtetit , per te mbajtur karriget dhe vulen e PD, pengje apo jo, nuk bejne gje tjeter , vetem i sherbejne Rames , kunder interesit te mijera demokrateve !!”, ka shkruar Paloka.

You may also like