Paralajmërimi i frikshëm i Medvedevit për çmimin e gazit

by admin
Spread the love

Dmitri Medvedev, ish-presidenti i Rusisë dhe nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, i njohur për deklarimet e tij me shkallë të lartë cinizmi, paralajmëroi së fundi se çmimet e gazit në Evropë mund të arrijnë në 5000 euro në treg para fundit të vitit, shkruan agjencia ruse e lajmeve pro-regjimit TASS.

“Këtë po u them krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së: çmimi i gazit do të rritet në 3500 euro për mijë metër kub.

Jam i detyruar të rris parashikimin e çmimit të gazit në 5000 euro për mijë metër kub deri në fund të vitit 2022. Sinqerisht”, ka shkruar Medvedev në Telegram.

Nuk dihet nëse kjo është thjesht një deklaratë diversioniste apo diçka reale.

Siç është lufta ekonomike, është dhe ajo psikologjike. Medvedev duket se investohet pikërisht te kjo e dyta, duke bërë gjithnjë deklarime apokaliptike. /tesheshi.com/

You may also like