Paralajmërim i rëndë i agjencisë ndërkombëtare për centralin bërthamor në Ukrainë

by admin
Spread the love

Bombardimet ruse në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhya në Ukrainë javën e shkuar ishin “kritike” dhe “s’duhet në asnjë rrethanë, të përsëriten”, ka paralajmëruar Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA).

Sulmi në zonën e juglindjes së shtetit u dënua nga e gjithë bota dhe u cilësua krim lufte. S’ishte raportuar për rrjedhje radioaktive.

Drejtori gjeneral i IAEA-së, Rafael Mariano Grossi, e komentoi situatën në një mbledhje të hënën në zyrat kryesore të agjencisë në Vjenë të Austrisë.

“Forcat ruse tani kanë nën kontroll menaxhimin e fabrikës dhe miratimin e vendimeve teknike të marra nga operatorët ukrainas. Kjo s’është mënyrë e sigurt për të udhëhequr një termocentral nuklear”, ka thënë ai duke shtuar se është tejet i shqetësuar për këtë situatë.

“Ripërsëris thirrjen – dhe le të dëgjohet zëshëm e qartë – duhet të shmangim ndonjë aksident nuklear në Ukrainë. Të mos fshihemi pas zgjidhjeve ‘gjithçka’ ose ‘asgjë’. Duhet të shohim çka po ndodh në Ukrainë, këtë herë, nëse ndodh ndonjë aksident bërthamor, shkaku s’do të jetë cunami i shkaktuar nga natyra. Në vend të kësaj, do të jetë dështimi njerëzor për të vepruar kur e dinim se mundemi dhe se duhet. Kjo s’duhet të na ndodhë”, ka thënë ai.

Rruga Press

You may also like