Paradë e ushtrisë finlandeze në Helsinki në celebrim të Ditës së Flamurit dhe tensioneve me Rusinë (fotot)

by admin
Spread the love

Finlanda ka shënuar sot si rrallëherë Ditën e Flamurit me një kortezh të gjatë ushtarak si dhe paradë të disa automjeteve ushtarake.

Zhvillimi vjen teksa vendi ka aplikuar për të aderuar në aleancën ushtarake të NATO-s, pas sulmit të Rusisë fqinje ndaj Ukrainës.

Rreth 1,600 ushtarakë nga këmbësoria, marina, forcat ajrore, rezervistë dhe kadetë nga Universiteti i Mbrojtjes morën pjesë në paradë.

Në procesion u shfaqën gjithashtu rreth 40 mjete të motorizuara ushtarake dhe 14 avionë fluturuan në formacion mbi qytet.

Në fjalën e tij të rastit presidenti Sauli Ninistö përmendi gjeneralin finlandez Adolf Ehrnrooth, duke thënë se Finlanda është “një vend që ia vlen të mbrohet”.

“Një themel i rëndësishëm për mbrojtjen e Finlandës është vullneti i fortë i qytetarëve, që tani është më i larte se më parë”, tha Ninistö.

“Ne e dimë dhe e mbajmë mend që Finlanda është një vend që ia vlen të mbrohet. Së bashku kemi ruajtur sigurinë deri tani, dhe së bashku do ta bëjmë dhe nesër”.

Ninistö përmendi gjithashtu vendimin e Finlandës për të aplikuar në Nato duke e quajtur një “hap natyral”, dhe jo një ndryshimi madh në politikat e sigurisë.